Ministri i Kulturës sot ka vizituar Kalanë e Harilaqit në Fushë Kosovë dhe Kalanë e Prizrenit, në Prizren. Ministri Shala, inspektoi nga afër gërmimet,restaurimet dhe konservimet e këtyre dy kalave me shumë rëndësi për Kosovën. Gjithashtu ai premtoi përkrahje të mëtutjeshme me një buxhet më të rritur se sa viti paraprak.
Kryetari i komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha është shprehur i kënaqur që ministri Shala do të vazhdojë të përkrah Kalanë e Harilaqit.
“Sot kemi kënaqësinë që jemi bashkë me ministrin e Kulturës në Kalanë e Harilaqit, është një prej objekteve më të bukura në Kosovë që po vazhdon punët, u dakorduam me ministrin që të vazhdojmë edhe për vitin e ardhshëm dhe që këtë objekt të bëjmë pikë vizituese, shkencore,historike dhe arkeologjike” tha ai .
Ndërsa ministri Shala tha se janë duke bashkëpunuar me komunën, ku sipas tij kanë planifikuar buxhetin për vitin e ardhshëm që të vazhdohen investimet.
“Është njëra ndër objek tet që ne po bashkëpunojmë me komunën dhe investojmë vazhdimisht, kemi investuar edhe gjatë këtij viti po ashtu kemi planifikuar te buxheti i vitit të ardhshëm që të vazhdojmë investimin me qëllim të mundësojmë institucioneve tona dhe ekspertëve që të vazhdojnë punën e gërmimit, restaurimit dhe konservimit të mëtutjeshëm, me qëllim që të gjitha strukturat e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme , të nxirren, të duken që pastaj gradualisht të kalojnë në qendër që ne të kemi mundësi ti përdorim edhe për një tip të turizmit kulturor”, tha Shala.
Shala viiztën e tij e ka vazhduar edhe në qytetin e Prizenit për të vizituar për së afërmi restaurimet që janë duke u bërë në kalanë e Prizrenit.
Shala tha se Kalaja e Prizrenit është objekti më i rëndësishëm i kësaj arkeologjie , trashëgimisë kulturore në Kosovë, prandaj Ministria e Kulturës dhe institucionet e trashëgim isë kulturore i kanë kushtuar rëndësi të veçantë sidomos vitet e fundit.
“Ne në bashkëpunim me ambasadën amerikane kemi krijuar një fond investiv në të cilin po mbështesim institucionet tona dhe profesionistët tanë në të gjitha punës në këtë kompleks. Sivjet kemi investuar rreth 200 mijë euro… po ashtu do të vazhdojmë ndër vitet në vijim edhe me 300 mijë euro me këtë shumë dhe me fondin që ka dhënë ambasada amerikane ne e llogarisim që do të finalizojmë të gjitha punët në këtë objekt”, tha Shala.
Ndërkaq drejtuesi i ekipit të ekspertëve Shafi Gashi tha se në vitin 2017 të përfundohen të gjitha proceduarat.
“ Shpresojmë që n? ? vitin 2017 kur edhe kemi një memorandum bashkëpunimi me këtë institucion të kryhen të gjitha procedurat dhe të njëjtën kohë Kalaja të shndërrohet në një monument kulturor për vetë faktin që vetë pozita e saj vet pasuria e saj kulturore dhe arkitekturore bënë që ky monument të jetë mjaftë i vizituar sidomos gjatë verës ku për çdo ditë kemi mbi 1000-2000 vizitorë në ditë”, tha ai.
Shala në Prizren ka vizituar edhe Kishën Katolike “Zonja Ndihmëtare” ku u prit nga prifti i kësaj kishe Don Shan Zefi.
Ministri u njoh për së afërmi me gërmimet arkeologjike, gjendjen e këtij objekti dhe restaurimet që po bëhen në të. Ai mes tjerash u shpreh se ky objekt është i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Kosovës dhe si i tillë do të ketë mbështetjen e Ministrisë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet