Tri klubet më të mëdha të motoristëve shqiptarë të Zvicrës janë: “Plisat”, “Albat” dhe “Shqiponjat”, të cilët tashmë kanë arritur në Prishtinë.
Njëri nga motoristët ’Shqiponja’, thotë se kanë ardhur nga Zvicra në Prishtinë, e me pas do të vazhdojmë për në Prekaz.
Ai tha se distanconi i radhës do të jetë në Shkup.
“Ne kemi marr një rrugë shumë të gjatë, kemi ardhur nga Zvicra jemi ndalur edhe në Shqipëri dhe tani në Kosovë. Rruga e sotme ne sjell në Prishtinë, jemi 14 anëtarë të shqiponjave. Më pas do të jemi edhe në Prekaz aty në pret baci Rifat. E më pas do të vazhdojmë rrugën për në Orllan ku do ta vizitojmë kullën Zahir Pajaziti. Tutje, do të vazhdojmë edhe për në Shkup. ”, tha ai.
Ndryshe, “Motoristat Shqiponjat” njihen si klubi i parë shqiptar motoristik i themeluar në Zvicër. Në takimet e tyre ata mbledhin shumë adhurues të këtij sporti. Shqiponjat organizojnë për çdo verë takime edhe në Kosovë e Maqedoni. Ata mbajnë për emblemë shqiponjën dykrenare me një motor ngjitur në bluzat e tyre, me ngjyrat kuq, zi dhe bardh. /arbresh.info/
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialog...