Etrit Berisha i ka bindur drejtuesit e Torinos me paraqitjet e tij pozitive që i shfaqi në sezonin 2021/22.
Portieri kosovar e shfrytëzoi për mrekulli mungesën e titullarit, Milinkovic-Savic shkaku i lëndimit, për ta marrë më pas pozitën e pazëvendësueshme në portë.
Për këtë arsye, mediat italiane raportojnë se klubi “Granata” po planifikon ta blejë kartonin e përfaqësuesit shqiptar, shkruan arbresh.info.
Kartonin e portierit prishtinas e mban Spal, por që Torino është e gatshme t’i paguajë 1 milion euro për ta bërë të vetin përfundimisht ish-portierin e Lazios, i cili ishte i huazuar në ekipin torinez në edicionin që sapo përfundoi.
Berisha do të qëndronte me kënaqësi në Torino, ku do të kishte konkurrencë të fortë edhe në edicionin 2022/23 për ta fituar një vend titullari, por që me kualitetet që i posedon, mund t’ia dalë mbanë. /arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...