Lufta në Ukrainë: 32 gazetarë të vrarë deri më tani

09:58 | 31 Maj 2022
Trina Galanxhi

Gjithsej 32 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas presidentit ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij tha se numri përfshin edhe gazetarin francez Frederic Leclerc-Imhoff, transmeton portal arbresh.info

Transmetuesi francez i lajmeve BFM TV thotë se Leclerc-Imhoff u godit nga predha teksa mbulonte një operacion evakuimi në Ukrainë.

“Pak më shumë se një muaj më parë dhashë një intervistë për këtë kanal televiziv. Ishte intervista ime e parë për mediat franceze gjatë luftës së plotë. Ngushëllimet e mia të sinqerta për kolegët dhe familjen e Frederic”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij./ euronews/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme