Google ADS

Pronari i “Q7” i përfshirë në grupe kriminale, detaje nga shpërthimi i tritolit e të shtënat në Kamzë

09:55 | 31 Maj 2022
E.H

Kamza është tronditur nga dy ngjarje të ndryshme brenda natës. Njëzetë minuta pas mesnate është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një agjencie funerale në pronësi të Emriana Mukës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbej” ndërsa gazetarja Xhensila Kodra mëson se ka dyshime që autori të ketë ngatërruar godinën.

Kjo pasi pronarja e agjencisë së funeraleve është e divorcuar nga bashkëshorti prej rreth një viti e gjysme, dhe ai ka hapur një biznes të ngjashëm përballë saj.

Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj ka para borxh dhe për këtë arsye autorët mund të kenë ngatërruar godinë. Megjithatë, informacionet mbeten për t’u verifikuar nga hetimet e mëtejshme. Si pasojë e të shtënave ka vetëm dëme materiale.

Kurse, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në një automjet tip “Audi Q7” ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Fuoristrada është në pronësi të Artan Lleshit. Gazetarja Xhensila Kodra mëson se Lleshi jeton kryesisht në Angli dhe është nga Fani i Mirditës.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptarë. Po ashtu, dyshohet se Lleshi është i përfshirë në grupe kriminale. Si pasojë e shpërthimit u dëmtua automjeti tip “Audi Q7” dhe xhamat e një biznesi aty pranë. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme