Google ADS

Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly merr në pronësi klubin Chelsea

07:49 | 31 Maj 2022
arbresh.info

Një konsorcium i udhëhequr nga biznesmeni amerikan Todd Boehly përfundoi blerjen e klubit Chelseat, gjë që u konfirmua edhe nga klubi anglez i Premier Ligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, kryetar dhe CEO i Eldridge, dhe Clearlake Capital Group, L.P. së bashku me filialet e tij, ‘Clearlake’, njoftuan përfundimin e transferimit të pronësisë së Klubit të Futbollit Chelsea”, thuhet në njoftimin e klubit në faqen e tyre të internetit.

Klubi gjithashtu informoi se konsorciumi përfshin gjithashtu biznesmenin Hansjorg Wyss, themeluesin e Fondacionit Wyss dhe Mark Walter, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Capital.

Fondacioni Wyss është një shoqatë bamirësie me seli në Washington dhe Guggenheim Capital është një firmë globale investimesh dhe shërbimesh financiare me seli në New York.

48-vjeçari Boehly është pronar i pjesshëm i ekipit të bejsbollit Los Angeles Dodgers, si dhe i franshizave NBA Los Angeles Lakers dhe klubit për femra NBA Los Angeles Sparks.

Blerja prej 5,2 miliardë dollarësh u miratua dy muaj pasi miliarderi rus Roman Abramovich vendosi të shesë klubin anglez në mars.

“Transaksioni ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Premier League dhe autoritete të tjera”, njoftoi Chelsea.

Sipas marrëveshjes, Boehly dhe Clearlake do të kenë një kontroll të përbashkët të klubit dhe Boehly do të shërbejë si kryetar i kompanisë.

Marrëveshja i dha fund pronësisë 19-vjeçare të Abramovich-it.

“Ne jemi të nderuar të bëhemi kujdestarët e rinj të klubit të futbollit Chelsea”, tha Boehly.

“Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam t’i bëjmë fansat krenarë”, shtoi ai.

Abramovich u skualifikua si drejtor klubi nga Premierliga në mesin e disa sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Ai e kishte blerë klubin për rreth 187 milionë dollarë në vitin 2003 dhe kishte nënshkruar me shumë lojtarë yje për të ndërtuar një ekip të fuqishëm.

Nën pronësinë e tij, Chelsea u bë një nga klubet më të mira evropiane nën, duke fituar disa tituj të mëdhenj, duke përfshirë dy herë titullin UEFA Champions League, dy herë titullin UEFA Europa League dhe pesë trofe të Premier League.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme