Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vushtrri.
Sipas Policisë Rajonale të Mitrovicës, ai është dërguar në Emergjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Policia është njoftuar se një person është sjellë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Njësitë kompetente menjëherë kanë shkuar në Emergjencë, ku sipas informatave, personi ishte i plagosur në këmbë, ndërsa, sipas mjekut kujdestar, është jashtë rrezikut për jetë”.
“Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...