Morgu i Spitalit të Elbasanit, duket se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, kanë nisur të bëjnë pazare me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre.
Për çdo gjë këta punonjës të vijnë në ndihmë kuptohet kundrejt pagesave. Një natë në këtë morg kushton më shumë se një natë në hotelet më luksoze, plot 30 mijë lekë.
Nëse nuk ia ke haberin se çfarë do të bësh me personin që ka humbur jetën, mos u shqetëso! Punonjësit e këtij morgu i dinë mirë rreshtat, që nga larja e të ndjerit deri tek ndresat e kostumi. Madje sipas tyre janë edhe shumë më ekonomikë sesa agjencitë funerale, pasi me një shpenzim rreth 100 mijë lekë mund të mbyllësh gjithë procesin, kuptohet që arkivoli është më i thjeshti i mundshëm.
Pak ditë më parë një qytetar nga Elbasani telefonoi në redaksinë e emisionit Fiks Fare i cili u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar 500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që nuk duhet të ndodhi kështu. Kaq ka mjaftuar që gazetarët e këtij emisioni të nisin edhe investigimin. Fillimisht gazetarët kërkuan të takonin punonjësit e këtij morgu, të cilët ishin në një nga dhomat e godinës së mjeksisë Ligjore në Elbasan. Të ndodhur para kësaj situate gazetarët biseduan me një nga mjekët e IML duke i kërkuar atij që të kryente autopsinë mjeksore të një të afërmi të tyre me pretendimt se familjarët e të ndjerit ndodheshin jashtë vendit e vononin për të ardhur në ceremonin mortore. Mjeku u ka sugjeruar gazetarëve që të mos bënin autopsinë, por të ndjerin ta linin në frigoriferin e morgut të spitalit. Gazetarët e kanë pytetur nëse kjo ka kosto për ta, mjeku i ka drejtuar të flasin me një nga punonjësit e morgut. Morgu është në po të njëjtën godinë me Mjeksinë Ligjore, por në katë të parë.
Me të mbërritur punonjësi i morgut u ka kërkuar gazetarëve se sa ditë donim të linim në frigoriferin e morgut të ndjerin. Ku sipas punonjësit për një natë që ai do mbante të ndjerin në morg, qytetari duhej të paguante 300 mijë lekë të vjetra. Por punonjësi i morgut ka shkuar edhe më tej duke treguar se mund të kryente të gjitha procedurat që mund të kryente një agjenci funerali. Që nga larja e të ndjerit tek kostumi e rrobat e brendshme, të cilat do i kushtonin të afërmve 200 mijë lekë të vjetra. Madje ai u tregon se me një çmim të mirë mund të sigurojë edhe arkivolin dhe e gjithë paketa në total do kushtonte 900 mijë lekë të vjetra.
Pasi kanë mësuar ofertën e punonjësit të morgut, gazetarët i kanë kërkuar atij 15 minuta kohë sa të flisnin me të afërmit e viktimës e më pas do t’i telefonin. Pas 20 minutash punonjësi i Morgut i ka telefonuar gazetarët, duke u kërkuar atyre nëse janë dakord që të shkonte me makinën e spitalit të merrte të ndjerin në fshat dhe për ta dërguar në Morg. Dhe të gjitha këto ndodhnin brenda një institucioni shtetëror, ku shërbimi i Morgut civil është ambienti ku trajtohen kufomat përpara se të kryhet ceremonia e varrimit pa pagesë.
Pazaret e punonjësit të morgut.
Punonjësi i morgut – Mirë, qysh je?
Mjeku – Zotrisë i ka vdekur vjehrri, the?
Fiksi – Po. Kam problem që ata vonohen nesër e kam problemin me e lënë deri nesër. Ta sjell këtu
Punonjësi i morgut – Sa ditë?
Fiksi – Sot, nesër besoj e marr.
Punonjësi i morgut – – Me cilën agjenci e ke?
Fiksi – Sa ka vdekur para një ore, s’e kemi gjetur.
Mjeku – Ka të afërm?
Fiksi – Po ka, ata më thanë bisedo për këtu për ta lënë e bërë autopsinë, prandaj erdha më shumë. Se s’i di rregullat.
Punonjësi i morgut – Ideja është e mbajmë këtu sille, ideja është keni agjenci funerale? Me një fjalë ta lajmë, ta rregullojmë, ta veshim… ta fusim në arkivol.
Fiksi – Sa më shkon e gjitha?
Punonjësi i morgut – E gjitha çfarë?
Fiksi – Edhe agjencia funerale po qe puna më thuaj.
Punonjësi i morgut – Edhe një herë
Fiksi – Që të kemi mundësi t’u them kaq bën.
Punonjësi i morgut – Shiko, kopsite me njerëzit ça ka
Fiksi – Ata më thanë mua se s’kisha ardhur hiç, se nuk e dija nga bien në botë.
Punonjësi i morgut – Atëhere, ku e ke, ose të vimë ta marrim ta lajmë, ta rregullojmë, ta veshim
Fiksi – Sa më shkojnë të gjitha?
Punonjësi i morgut –Me gjithë arkivol me gjithë funeral me të gjitha këto?
Fiksi – Po.
Punonjësi i morgut –Kostumi?
Fiksi – Kotumi patjetër se jemi njerëz.
Punonjësi i morgut – Janë këpucët, çorapet,brekë, këmish, kanatjere me një fjalë të gjitha rrobat e reja.
Fiksi – I merr përsipër?
Punonjësi i morgut – I marr përsipër unë.
Fiksi – Bukur, sa më shkojnë?
Punonjësi i morgut – Këto shkojnë 200 mijë lekë ( të vjetra). Me një fjalë vetëm veshja.
Fiksi – Po ta mbani këtu 24 orë, një ditë i takon.
Punonjësi i morgut – Një ditë me gjithë larje e veshje këtu tek unë 300 mijë lekë ( të vjetra).
Fiksi – 300 (mijë lekë të vjetra)
Punonjësi i morgut – 300 (mijë lekë të vjetra)
Fiksi – 500 mijë lekë (të vjetra) rrobet , agjencia funerale…
Punonjësi i morgut –Agjencia furnerale, të marrim një arkivol të thjeshtë me një fjalë 400 mijë lekësh. Më të lirin.
Fiksi – Komplet si pagesë 900 ( mijë lekë të vjetra). Për një çerek ore të kthej përgjigje
Punonjësi i morgut – Shkruaj numrin tim të telefonit
Fiksi – Po patjetë.
Punonjësi i morgut – Më ço mesazh.
Fiksi – O…
Punonjësi i morgut – 069 .. … ..
Fiksi – Për një qerek ore të kthej përgjigje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...