Gratë që jetojnë në zonat rurale të komunës së Gjakovës dhe asaj të Lipjanit, do të kenë më shumë qasje në punët të cilat mund të realizohen në mënyrën “online”. Kjo u bë e ditur sot në Gjakovë, gjatë prezantimit të pilot-projektit “ Women Online Work” – “Gratë në Punë Online”, i cili po mundësohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e vlerësoi këtë pilot-projekt mundësi, të cilën duhet shfrytëzuar duke bërë hapa të mëtutjeshëm, për pune të suksesshme.
“Natyrisht që për ne është shumë e rëndësishme që fuqizimi ekonomik i femrës të jetë ai që dominon agjendën e secilit vendimmarrës , për arsye se pa një fuqizim ekonomik të mirëfilltë të femrës kosovare nuk mund të kemi barazi të mirëfilltë në shoqëri. Projektet e tilla vetëm se e ndihmojnë këtë kauzë , këtë objektiv tonën dhe tregojnë se barazia në shoqëri arrihet kur janë mundësitë e barabarta, kur dihet se ende ka diskrepanca në raport të të hyrave apo të mundësive të punësimit të femrave dhe meshkujve në shoqërinë kosovare”, tha Kusari-Lila.
Ndërsa gjatë prezantimit të këtij pilot-projekti, zëvendës ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi tregoi se ky pilot-projekt do t’i përfshijë femrat të cilat kanë kryer qoftë vetëm edhe shkollën e mesme, me qëllim ndihmese për punësim.
“Ky projekt do të implementohet së bashku me Bankën Botërore dhe përzgjedhje janë femrat prej 18-34 vjeçare. Femrat përfituese do të jenë ato ndoshta më shumë nga zonat rurale. Target grup janë femrat që kanë kryer shkollën e mesme dhe janë të papuna, ato që kanë kryer fakultetin apo master dhe janë të papuna si dhe ato të cilat janë në studime mirëpo nuk kanë vende pune”, tha Zogaj-Gashi.
Ajo ka shtuar se arsyeja e zgjedhjes së femrave nga zonat rurale d he të kësaj moshe është se të gjitha gratë e që janë të papunë por që kanë aftësi të punës, kanë shumë pakë mundësi punësimi në raport me meshkujt.
Ky pilot-projekt do të përmbajë trajnime intensive për të promovuar punët online. Nga këto trajnime që do të mbahen vetëm nga komuna e Gjakovës do të zgjidhen 50 femra të cilat do të vazhdojnë të jenë pjesë këtij projekti dhe pastaj të ndihmohen në punësim.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...