Pas ndotjes së ajrit që u shkaktua nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në hyrje të qytetit, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka bërë apel tek qytetarët të jenë të kujdesshëm.
Kasami përmes një shkrimi në “Facebook” iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin pa nevojë në qytet, shkruan arbresh.info
“Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit”.
“Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj”, ka shkruar Kasami.
Ndryshe, sipas mjekëve në vendin e ngjarjes një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë janë me asfiksim. / arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit