Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se Shqipëria ka rrezik të ulët për përhapjen e virusit të lisë së majmunit.
Në një shkrim në ‘Facebook’, Manastirliu tha se ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë.
“Diskutuam këtë mëngjes me ekspertët e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, për planin e masave për virusin e lisë së majmunit”, ka thënë Manastirliu.
“Vendi ynë ka risk të ulët për përhapjen e këtij virusi, megjithatë ka nisur zbatimi i planit të masave të shëndetit publik për çdo situatë.
Mirënjohje për profesorët e nderuar Eduart Kakariqi, Gjeorgjina Kuli, Genc Sulçebe, Najada Çomo, Aida Bushati, Silva Bino, Eugena Tomini për seriozitetin dhe punën e palodhur në përgjigje të çështjeve të shëndetit publik”, ka shtuar ministrja në Facebook. /arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...