Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK dëshiron ta shtyjë një nismë legjislative lidhur me pensionet konstributdhënëse.
Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se do të inicojnë ndryshimin në ligjin për skemat pensionale, në mënyrë që “pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999”, shkruan arbresh.info
“Ne e kemi bërë një nismë legjislative. Lidhet me projektligjin për ndyshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale, të financuar nga shteti. Pra, do të inicojmë ndryshimin që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999”, tha Tahiri.
“Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar”, deklaroi ai.
Tahiri tutje shtoi se tha se besojnë se kjo iniciativë do të mbështetet edhe nga grupet tjera parlamentare.
Me këto ndryshime parashihet të hiqet komplet kriteri diskriminues për përvojën e punës 15 vjeçare. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti është kërkesë e vazhdueshme edhe e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. /arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”