Arrestohen dy të mitur për një veturë të vjedhur në Pejë

10:28 | 30 Maj 2022
E.H

Dy të mitur në Pejë, disa ditë më parë kanë vjedhur një veturë ku më pas janë arrestuar, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pas zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit janë të përfshirë edhe në dy raste të vjedhjeve.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Kulla e Sheremetit, Pejë 23.05.2022 – 17:06. Njësia policore ka ndaluar një veturë që ishte raportuar e vjedhur në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( të mitur) të cilët janë arrestuar. Gjatë zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit ( të mitur) janë të përfshirë edhe në dy raste të vjedhjeve. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme