Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë nxjerrë deri më tani 14 trupa nga vendi i rrëzimit të një avioni të vogël me 22 persona, tha të hënën një zyrtar i aeroportit.
Mbetjet e avionit, të operuar nga transportuesi nepalez Tara Air, u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Avioni i pasagjerëve ishte në një fluturim 20-minutësh kur humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pesë minuta para se të ateronte.
Autoritetet janë në kërkim të trupave tjerë.
“Katërmbëdhjetë trupa janë gjetur deri më tani, kërkimi vazhdon për të mbeturin,” tha zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të vendit Deo Chandra Lal Karn për AFP një ditë pas rrëzimit. “Moti është shumë i keq, por ne arritëm të çonim një ekip në vendin e përplasjes”.
Sipas raportimeve, në aeroplan ishin katër indianë, dy gjermanë dhe 16 persona nga Nepali.
Nepali ka pasur një rekord të mbushur me aksidente aviacioni, shpesh për shkak të ndryshimeve të papritura të motit dhe pistave ajrore të vendosura në terrene shkëmbore që janë të vështira për t’u aksesuar./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...