Artan Hadri është një jurist i njohur në Kosovë. Ai prej moshës 9-vjeçare ka një pasion të veçantë dhe bëhet fjalë për udhëtimet, veçanërisht të largëta.
Së fundmi, Hadri ka udhëtuar në Iran me motor për katër ditë. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ndau të gjitha të fshehtat e këtij udhëtimi dhe peripecitë që hasi gjatë rrugës.
“Nuk është Irani aq vendi i rrezikshëm sa paraqitet në media. Kam dashur t’i tregojë të gjithëve se çfarë bëhet atje. Mund të futesh me një pasaportë kosovare, vetëm me pas mund dhe dëshirë.
Ka qenë një plan krejt tjetër të bëhet, por vendosa në maj. Isha krejt vetëm, pasi udhëtimet e gjata i bëj vetëm.
Rruga më e gjatë që kam bërë është Turqia, kam udhëtuar për 12 orë pa ndalesë.
Për mua e rëndësishme ka qenë mos të vizitojë hotelet luksoze në Iran. Kështu nja 5 ditë i kam kaluar te njerëzit, të cilët nuk të lënë. Kam parë edhe mënyrën e jetesës së tyre. Kam bërë shumë miq të rinj. Shqipërinë e njihnin më shumë se Kosovën, kur i thoje ‘Albania’.
Hixhabi është me ligj, ndërsa me terren mbi 50% e femrave kanë qenë pa mbulesë”, u shpreh Artani ndër të tjera./abcnews.al
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...