Google ADS

Horoskopi ditor, e hënë 30 maj 2022

01:54 | 30 Maj 2022
Trina Galanxhi

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, nëse jeni në çift prej kohësh, mund të vendosni të legalizoni lidhjen. Në punë, nga ana tjetër, dëshironi të përfshiheni në projekte të reja dhe për këtë, lajme po vijnë.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri nëse thjesht shikoni përreth jush, mund të njihni një person të mirë. Në punë, lodhja ndjehet, përpiquni të delegoni disa përgjegjësi.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, nëse ka pasur diskutime me partnerin, këtë të hënë 30 mund të rregulloni gjërat. Në punë, nga ana tjetër, keni intuitë të mirë. Favorizohen profesionistët e lirë.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, nëse ju pëlqen një person, mos hezitoni të ecni përpara dhe mos kini frikë ta lini veten të shkojë pas rrjedhës. Në punë, fërkime të mundshme me shefat dhe menaxherët, kushtojini vëmendje fjalëve që thoni.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri jeni mjaft konfuz, nëse jeni të interesuar për një person, mos kini frikë ta lini veten të shkojë pas këtij personi. Në punë, mund të përballeni me një gjendje sa plogështie aq dhe zvarritjesh.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri nëse jeni prej kohësh në çift përpiquni t’i jepni shtysë marrëdhënies duke organizuar diçka të këndshme me partnerin/en. Në punë, nga ana tjetër, kushtojini vëmendje marrëveshjeve, vlerësoni me kujdes çdo propozim që do t’ju vijë.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri dëshironi të përfshiheni dhe të rizbuloni “bashkëfajësinë” me partnerin/en tuaj. E nëse jeni single hidhni pak sytë rrotull jush! Në punë, pengesat e vogla janë të mundshme këtë të hënë duke ju bërë që të ndjeni barrikada.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri favorizohen takimet për njohje të reja, por nëse tashmë keni një person në zemrën tuaj, mos hezitoni të shkoni përpara. Në punë, mos merrni vendime të nxituara.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri mund të përballeni me disa surpriza të këndshme. Njëkohësisht mos e nënvlerësoni një miqësi që për ju është mjaft e dashur. Në punë, nga ana tjetër, keni intuitë të mirë, dritë jeshile për projekte të reja.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri nëse jeni në çift prej disa kohësh, do të përfshiheni nga një dëshirë e madhe për të shpëtuar nga rutina e lidhjes. Në punë, nga ana tjetër, kolegët vlerësojnë potencialin tuaj dhe kjo ju sjell një qetësi që ia vlen.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, nëse keni pasur një takim të këndshëm së fundmi, kultivoni këtë njohje duke ecur përpara. Në punë, kreativiteti që shpalosni do t’ju lejojë të gjeni zgjidhje të reja për problemet.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, qielli është i favorshëm, si nëse doni të filloni një lidhje të re, ashtu edhe nëse doni të njihni më shumë një person të këndshëm. Në punë, nga ana tjetër, diçka po lëviz, bëni sytë katër!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme