Google ADS

Besnik Tahiri: Gazsjellësi Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq-Putin

22:13 | 29 Maj 2022
KRG

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiq dhe Putin.

Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.

Tahiri shton tutje se implementimi i projektit të Gazjellësit Amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.

Shkrimi i plotë:

Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike:

Agjenda integruese në BE; Dialogu Kosovë – Serbi; dhe Mbështetja Pro Ukrainës.Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja!!

Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendim pozitiv për projektin e gazsjellësit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të ishte përgjigja më e fuqishme kundër marrëveshjes Vuçiq-Putin.

Të ngjashme