Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku pas kësaj bisede bëri të ditur se Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje tre vjeçare për furnizim me gazin rus.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi që kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.
“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter.
Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.
#Putin & #Vučić agreed in a phone call today that #Russia will continue supplying natural gas to #Serbia & two countries will bolster their partnership.
Serbia, an EU candidate country, instead of aligning with 🇪🇺 sanctions deepens coop with 🇷🇺. Until when 🇪🇺 will tolerate this? pic.twitter.com/1e4LKJq8qY
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 29, 2022
Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.
Ai theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shteti të Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.
Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...