Moti i keq gjatë ditës së sotme ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit.
Sipas burimeve ekskluzive për albeu.com, avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq.
Ndalesa në Bari ka qenë një ulje e detyruar, për shkak të vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta. Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën.
Ndërkohë kujtojmë se moti i keq ka përfshirë vendin tonë, por jo vetëm, gjatë ditës së sotme, ku reshjet e shiut dhe erërat e forta po sjellin vështirësi në lëvizje për qytetarët.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë