Google ADS

U shty finalja e Champions për 30 minuta, Liverpool kërkon hetim për incidentet dhe vonesat

13:45 | 29 Maj 2022
E.H

Real Madrid mposhti minimalisht Liverpool në finalen e Champions League, teksa ndeshja u shty për 30 minuta, pasi kishte vonesa nga të pranishmit për të hyrë në shkallët e stadiumit.

Ishin tifozët e “The Reds” ata që hasën në vështirësi për të parë finalen, teksa për këtë drejtuesit e skuadrës angleze kanë kërkuar edhe hetim, pasi mijëra tifozë ishin penguar të hynin në stadium, raporton faqja zyrtare e Liverpoolit,  transmeton arbresh.info

Kjo ngjarje është dënuar nga klubi anglez në një deklaratë për shtyp: “Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer Kjo është ndeshja më e madhe në futbollin europian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skena si ato që kemi parë sonte (e shtunë). Kemi kërkuar zyrtarisht një hetim për të zbuluar shkaqet e këtyre problemeve të papranueshme,”thuhet në dekleratën e klubit “The Reds”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme