Pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor. Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së.
Po ashtu, kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë, thuhet në komunikaten për media.
Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë. Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit do të njoftoheni ndërkohë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...