Bujar Osmani vizitë pune në Tokio, pastaj udhëton në ShBA

09:26 | 29 Maj 2022
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, më 30 dhe 31 maj do të qëndrojë për vizitë pune në Japoni.

Përveç takimit me homologun e tij, ministri Osmani do të pritet nga trashëgimtari i fronit të Japonisë, Princi Akishino.

Nga qendra për shtyp pranë MPJ-së njoftojnë se Osmani nga Tokio do të udhëtojë për në Uashington, ku do të udhëheqë delegacionin qeveritar në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve.

“Ministri Osmani do të ketë takime të ndara me spikerët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Këshilltarëve të Parlamentit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe Akiko Santo, si dhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të vizitës në segmentin ekonomik, ministri Osmani do të organizojë Forum Biznesi me Organizatën Japoneze e Tregtisë së Jashtme – JETRO, ku do t’i prezantojë përfitimet për investim në Maqedoninë e Veriut para kompanive të njohura japoneze si Honda, Mitsubishi, Nipon Koei e të tjera. Gjithashtu, Ministri Osmani do të takohet edhe me ministrin e Osaka EXPO 2025, Kenxhi Vakamija”, thuhet në njoftimi e MPJ-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme