Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar sot afaristë dhe përkrahës të AAK-së në Lozanë të Zvicrës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“I nderuar të marrë pjesë, së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Lozanë të Zvicrës në takim me afaristë dhe përkrahës të AAK-së”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se bashkëatdhetarët janë vlerë e çmuar dhe se është mirënjohës për kontributin e tyre.
“Bashkëbiseduam për situatën politike në Kosovë e gjithashtu dëgjova me kënaqësi storjet e tyre të suksesit, punën që bëjnë atje, sfidat dhe vështirësitë përgjatë rrugëtimit të tyre.
Falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që na pritën dhe nikoqirin Zen Bajrami.
Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e çmuar për ne, dhe u jemi përherë mirënjohës për gjithë kontributin që kanë dhënë për atdheun e tyre”, ka përfunduar Haradinaj.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës