Ka filluar trajnimi i grupit të dytë për deminim i grave dhe burrave nga Ukraina, të cilët ndodhen në Kosovë. Trajnimi i tyre po bëhet nga Kompania private për deminim “MAT Kosova”. Gjithsejtë 13 ukrainas, në mesin e tyre 7 femra, janë pjesë e trajnimit intensiv nga instruktorë të deminimit. Ata po mësohen se si të zbulojnë minat e pagjetura dhe mjetet e pashpërthyera dhe t’i asgjësojnë ato.
Lufta në Ukrainë po i ofrohet 100 ditëshit, ndërkaq në Kosovë, shumë larg atdheut të tyre, të rinjtë ukrainas, u janë nënshtruar kurseve intensive të deminimit për të ndihmuar vendin e tyre, që kur të kthehen atje t’i largojnë mjetet e pashpërthyera, të lëna nga ushtria ruse.
Gjithsejtë 13 ukrainas, në mesin e tyre 7 femra, kanë ardhur në Kosovë për të marrë trajnim intensiv nga instruktorë të deminimit që po bëhet nga Kompania private për deminim “MAT Kosova”.
Anastasia Yehorova, nga Sloviansk i rajonit Donetsk, për Radio Kosovën thotë se ka pasur oferta nga miqtë e saj për t’u strehuar në vende të ndryshme për shkak të luftës, por ajo bashkë me familjen e saj ka zgjedhur të qëndrojë në Ukrainë dhe t’i ndihmojë popullit të Ukrainës. Në Kosovë thotë ajo ka ardhur vetëm për kurse trajnimi për deminim:
“Të gjitha njohurit do t’i përdorim në Ukrainë për asgjësim të mjeteve të pashpërthyera si dhe për inspektimet teknike dhe jo teknike”, thotë Donetsk.
Edhe Nina, nga Kievi, njëherësh edhe pjesëtare e Ushtrisë së Ukrainës, thotë se kanë nevojë për kurse të tilla dhe përvoja në fushën e deminimit:
“Pasi të kthehemi në Ukrainë, pas këtij kursi, qëllimi im është që t’i ndaj njohuritë e fituara këtu me ushtrinë tonë”, tregon ajo.
Hekuran Duli, instruktori kosovar i deminimit që po trajnon këtë grup nga Ukraina, eksperiencën në fushën e deminimit e ka marrë pas luftës së viteve 98-99 në Kosovë. Ai thekson se Ukraina do të kalojë në një situatë të ngjashme sikur Kosova për sa i përket mjeteve të pashpërthyera. Duli sqaron se kursantët janë duke u trajnuar në nivelin e dytë për identifikimin e mjeteve të rrezikshme, që janë duke u përdorur nga rusët në luftën e Ukrainës.
“Ne kemi një numër të madh të mjeteve që janë duke u përdorur në Rusi dhe kemi mjete shkollore që janë përdorur në luftërat në Ballkan- Kosovë,Bosnje, Kroaci dhe Lindjen e Mesme,por edhe në Rusi”, rrëfen Duli për Radio Kosovën.
Përshkallëzimi i agresionit të armatosur i Rusisë kundrejt Ukrainës, është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Shumë vende kanë ofruar strehim për qytetarët në nevojë nga Ukraina. Kosova është në mesin e vendeve perëndimore që kanë dënuar luftën ruse, ndërsa ka ofruar strehim për disa qytetarë dhe disa gazetarë nga ky vend.
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...
Kelmendi: 28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë n...
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...