“Duhet të ndërtojmë një Ukrainë të re”, kryeministri Shmyhal bën bilancin e dëmeve nga lufta

19:26 | 28 Maj 2022
KRG

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal deklaroi së fundmi se gjatë pushtimit rus në vendin e tij janë shkatërruar më shumë se 25,000 km rrugë, disa qindra ura dhe 12 aeroporte.

Gjatë një interviste për mediat perëndimore, Shmyhal tha se më shumë se 100 institucione arsimore, mbi 500 objekte mjekësore dhe 200 fabrika janë gjithashtu të dëmtuara.

“Rreth 35% e ekonomisë aktualisht nuk funksionon. Më shumë se 300,000 km katrorë tokë është e minuar ose me bomba të pashpërthyera”, shtoi ai.

Shmyhal vlerësoi se 30 deri në 50% e PBB-së së vendit ka humbur. Deficiti mujor buxhetor është 5 miliardë dollarë. Sipas vlerësimeve të ndryshme, dëmi i drejtpërdrejtë i infrastrukturës dhe ekonomisë është rreth 600 miliardë dollarë.

Shmyhal tha se qeveria ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtim të menjëhershëm, aty ku ishte e mundur. Faza tjetër do të jetë rivendosja e infrastrukturës kryesore, si furnizimet me energji dhe ujë, dhe rindërtimi i urave dhe rrugëve./A2CNN/

Të ngjashme