Google ADS

Abdixhiku për vdekjen e Nishanit: Lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë

17:15 | 28 Maj 2022
KRG

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen dhe popullin shqiptar me rastin e vdekjes së Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ai tha se lajmi për vdekje e tij është i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë, përcjell Klankosova.tv.

“Më pikëlloi lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Ikja e tij në amshim është lajm i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë”.

“Presidenti Nishani ka lënë pas vete një trashëgimi të madhe, siç ishte i madh edhe angazhimi i tij për çështjen kombëtare. Përkushtimi i tij për paqe, zhvillim e demokraci, e bën Presidentin Nishani njeri të veçantë, personalitet të rrallë, të balancuar me ide e qëndrime si dhe të paharrueshëm në historinë e popullit shqiptar”, është shprehur Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme