Google ADS

Tërnava: Presidenti Nishani do të kujtohet si një personalitet me integritet të lartë, i përkushtuar ndaj popullit e atdheut

17:04 | 28 Maj 2022
KRG

Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërsa shumë krerë shtetëror të Kosovës, poashtu dhe të Shqipërisë, kanë shprehur ngushëllime për familjen Nishani.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se Nishani do të kujtohet si një personalitet me integritet të lartë, i përkushtuar ndaj popullit e atdheut dhe si një burrështetas e vizionar i dëshmuar, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Me pikëllim të thellë mora lajmin për kalimin në Ahiret të presidentit Bujar Nishani.

Në emrin e Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet e mia për familjen, farefisin, të afërmit dhe miqtë e tij.

Presidenti Nishani do të kujtohet si një personalitet me integritet të lartë, i përkushtuar ndaj popullit e atdheut dhe si një burrështetas e vizionar i dëshmuar.

Jemi mirënjohës për kujdesin, kontributin dhe angazhimin e tij për çështjen e Kosovës!

Zoti u dhashë sabër e gajret familjes së presidentit, ndërsa shpirtin e tij Zoti e mëshiroftë!. – ka shkruar Tërnava. /arbresh.info/

Të ngjashme