Varroset babai i Hysni Gucatit, në varrim merr pjesë edhe Ministri Mehaj

16:49 | 28 Maj 2022
KRG

Sot është varrosu Avdullah Gucati, babai i kreut të OVL e UÇk-së, Hysni Gucatit.

Në ceremoni të varrimit kanë marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili poashtu ka publikuar fotografi gjatë ceremonisë së varrimit.

“Lajmi për vdekjen e bacës Avdullah Gucati ( babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne.  Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmëve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush.  Kujtimet për bacën Avdullah, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!”, ka shkruar Mehaj, përcjell arbresh.info.

Ndryshe, nuk është bërë e ditur se a është lejuar ardhja në Kosovë  të Hysni Gucati për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij . /arbresh.info/

Të ngjashme