Presidenti rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bisedimet e paqes me Kievin.
Këtë e ka bërë të ditur Kremlini sipas agjencisë ruse Tass, shkruan la Repubblica.
Putin, vuri në dukje se negociatat “janë pezulluar për shkak të Kievit”, por konfirmoi gatishmërinë ruse për të rifilluar dialogun.
Macron dhe Scholz i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të lirojë 2500 luftëtarët e Azovstal dhe të angazhohet në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...