Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka ngushëlluar Shqipërinë për vdekjen e ish-presidentir Bujar Nishani, shkruan arbresh.info.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lajmin për vdekjen e Bujar Nishanit e mori me dhimbje të madhe.
Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani. Humbje e madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, ai ka thënë se Nishani “ishte ndër politikanët më shembull, dinjitoz dhe mik i imi i ngushtë!”.
“Një atdhetar i madh, që punoi shumë për interesat e kombit shqiptar. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani, miqve dhe të gjithë kombit shqiptar. U prehsh në paqe President!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë edhe një fotografi bashkë me Bujar Nishanin./arbresh.info/
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Twigg merr komandën nga nënkoloneli Walden në No...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja
Banorët e Bregut të Diellit dhe Matit 1 përballen me mungesë...
Franca ndalon pjesëmarrjen e firmave izraelite në panairin e...