Në kulmin e luftës në Ukrainë ku Perëndimi po investohet për të zmbrapsur ushtritë ruse që kanë pushtuar vendin, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, aleatin historik të tyre në rajonin tonë.
“Novosti” raporton se vizita pritet të zhvillohet më datë 7 qeshor dhe se “të gjitha temat e nxehta mes dy vendeve do të jenë në tavolinë”. Sipas gazetës serbe, Rusia do të duhet të tërhiqet nga krahasimi i situatës në Donbas me atë në Kosovë, krahasim që i bëri Putini disa muaj më parë.
Po ashtu, pritet të diskutohet edhe në lidhje me Republika Srpskan në Bosnje dhe fatin e saj, ku Dodik është shpallur tashmë një vasal i Putinit.
Serbia është një ndër vendet që nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve kundër Rusisë duke mbajtur kështu një këmbë në Perëndim dhe një këmbë në lindje. /abcnews.al
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...
Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Do të krijojmë vende p...
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...