46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij kreu i PD Sali Berisha tha se Rithemelimi është një proces unik i PD, ndërsa ka kujtuar dhe humbjet e partisë kur ishte në drejtimin e Lulzim Bashës.
“Ne mblidhemi sot në këtë takim, mbledhje shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD për 4 vitet që vijnë për zgjedhur kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment të veçantë.
Shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash aktesh Kuvendesh referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe unike në historinë e një force politike që në themel kishin lirinë e anëtarëve të kësaj force. Në këtë proces ne ia dolëm kundrejt vështirësive të jashtëzakonshme. Të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë.
Miqtë e mi sa herë që të analizosh këtë proces e arritje historike gjen se merita absolute u takon anëtareve dhe anëtarëve të PD. Ata në 8 vite kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike.
PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike e dështake për shkak të pazareve të dorëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite. Sakrifikuan në 8 vite”.
Gjatë fjalës së tij në Berisha u shpreh se Partia Demokratike ia doli pavarësisht të gjitha vështirësive që i dolën përpara. Sipas Berishës “PD kaloi nga disfata në disfatë për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe kjo nuk duhet harruar”.
“Proces vendimtar për shpëtimin e PD. Mblidhemi sot në këtë takim shumë të rëndësishme për të zgjedhur forumin drejtues të PD, për 4 vitet që vijnë, Kryesinë e kësaj partie. ky përbën një moment tepër të veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi të vazhdueshëm procedurash, aktesh, kuvendesh, referendumesh të papara ndonjëherë në këtë parti dhe historike të një force politike, që në themel kishte lirinë e anëtare të kësaj force. Ia dolëm përkundrejt vështirësive të jashtëzakonshme, të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi më të fuqishëm se kurrë në ekzistencën tonë, të jemi më të vendosur se kurrë në misionin tonë. Sa herë të analizosh këtë proces, këtë arritje historike, gjen se merita absolute u takon anëtarëve te PD. Ata në 8 vite, po shkon drejt 9, kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike me idealet udhëheqëse. Ndaj dhe ne kurrë nuk duhet të harrojmë këtë mësim, për dy arsye së pari PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj, dhe jo anëtarëve të saj”, tha Berisha. /abcnews.al
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...