Franck Kessie i ka dhënë fund aventurës së tij te Milani pas pesë viteve qëndrim në San Siro.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Rossonerëve në në verën e vitit 2017 nga Atalanta dhe pas pesë viteve në San Siro do të largohet nga klubi.
25-vjeçari mbetet futbollist i lirë pasi kontrata me Milanin i skadon më 30 qershor dhe ai nuk pranoi rinovimin me klubin italian.
Kessie është përshëndetur në mënyrën më të mirë me tifozët e Milanit, pasi dha kontribut të madh në rikthimin e titullit të kampionit te Kuqezinjtë pas 11 viteve mungesë.
“Pas pesë viteve nuk mund të shpresoja të mbyllja në mënyrë më të mirë këtë eksperiencë. Një emocion unik, jemi kampionë të Italisë”.
“Jam krenar që kam veshur këtë fanellë të lavdishme dhe që kam ndarë këtë rrugëtim me shokë fantastikë. Faleminderit për gjithçka. Faleminderit të gjithëve. ‘Presidenti’ juaj!”, ka shkruar Kessie.
E ardhmja e afrikanit pritet të jetë në Camp Nou te Barcelona, pasi është raportuar se ai ka arritur marrëveshje me gjigantin katalunas. /arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...