Pupovci për diskriminimin e nxënësve të komuniteteve: Po të ishin shqiptarë, nuk do të bëhej lajm

23:25 | 27 Maj 2022
A Z

Çdo mësues që ka në klasë fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, apo fëmijë me nevoja të veçanta dhe të tjerë të cilët mund të ndjehen të diskriminuar, duhet të ndërmarrë hapa që fëmijët mos të ndjehen të tillë.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në RTV21, kur u pyet për rastin e festës së abetares në Pejë, ku u raportua se disa nxënës të komuniteteve u lanë anash gjatë festës.

“Pra ata të ulen në qendër me të tjerët. Nëse duhet veçuar dikush, veçohen fëmijët e shumicës”, tha Pupovci.

“Po të kishte ardhur kjo mësuese me fëmijë shqiptarë, dhe t’i kishte ulur aty, kjo nuk do të përbënte kurrfarë lajmi”, shtoi ai.

Pupovci theksoi se nga ky rast është nxjerrë një mësim.

Zëvenësministri tha se sipas informatave që kanë, qëllimi i mësueses në Pejë nuk ishte që t’i diskriminojë këta fëmijë, po ashtu askush nuk i ka thënë që t’i vendos atje lartë.

“Ajo çka mësuesja, dhe çdo mësues në të ardhmen në Kosovë duhet ta dijë është që kur ka fëmijë të grupeve të margjinalizuara aty duhet pasur kujdes nga veçimi i tyre sepse mund të keqkuptohen”, tha Pupovci.

Të ngjashme