Google ADS

Mungojnë mjekët e urgjencës, këtë vit vetëm një student ka zgjedhur të specializohet për mjek urgjence

23:25 | 27 Maj 2022
Trina Galanxhi

Shërbimi i Urgjencës rrezikon të mbetet pa mjekë . Nevojave të shumta për mjekë, këtë vit i është përgjigjur vetëm një student i cili ka zgjedhur të specializohet për mjeke urgjence.

Ndërkohë që ekipi i urgjencës është tejet i lodhur për shkak të mbingarkesës dhe sipas një studimit 25 % e tyre nuk kane interes për punën e duan të largohen .

Në sistemin shëndetësor shqiptar për të plotësuar nevojat ofrojnë shërbim nëpër ugjenca mjeke të përshatur pra jo të specializuar.

Pandemia por jo vetëm, kushte në të cilat punojnë mjekët shqiptarë, pagat e ulëta kanë bërë që 70 % mjekëve të jenë të prekur nga sindromi born out dhe 25 % të largohen këtij profesioni

Te dhënat janë publikuar në revistën europiane të mjekësisë së urgjencës me rastin e ditës ndërkombëtare të urgjencës, studim në të cilin është përfshirë dhe Shqipëria./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme