Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se pushteti po bënë përpjekje që të ikë nga përgjegjësia duke u thirrur në raportin e FMN-së se tërheqja e Trustit është e gabuar, shkruan arbresh.info.
“Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit! Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka thënë tutje se është kërkesë emergjente për qytetarët tërheqja e Trustit.
“Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale. Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.P.S. Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria. Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…, Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete? Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...