Google ADS

Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Veri të Mitrovicës

13:01 | 27 Maj 2022
A. B.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Sipas Prokurorisë, djali ka vrarë babain dhe vëllain e tij binjak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05 e 30 të mëngjesit.

Motivet ende nuk dihen, por dyshohet se vrasjes i kishte paraprirë një zënkë.

“Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë, derisa trupat e viktimave janë dërguar për autopsy në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Mitrovicë, 27 maj 2022 – Rreth orës 5 – 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /arbresh.info/

lexo edhe:

Tragjedi në Mitrovicë, vdesin babë e bir

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme