Kovaçevski: Me “Ballkanin e Hapur” heqim lejet e punës dhe njohim diplomat

12:40 | 27 Maj 2022
A. B.

Me “Ballkanin e Hapur” heqim lejet e punës dhe njohim diplomat, ka shkruar në Facebook sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrar Kovaçevski.

“Barrierat po bien dhe ne po lidhemi më shpejt. Sot në mëngjes bashkë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Rama biseduam për përshpejtimin e zbatimit të projekteve brenda Ballkanit të Hapur.

Në samitin e Ohrit më 7 dhe 8 qershor fokusi do të jetë te turizmi dhe kultura”, njofton Kovaçevski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme