Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
I pandehuri A.R.,polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë. /arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...