Google ADS

Sergei Lavrov mohoi Masakrën e Reçakut, i reagon ambasadori amerikan

11:05 | 27 Maj 2022
A. B.

Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur.

Për këtë shkak ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, shkruan arbresh.info

Hovenier ka thënë se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar ambasadori. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme