Google ADS

53 aktakuza kundër 60 personave

10:58 | 27 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 53 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy  personave, si dhe ka ngritur 21  aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar një person si dhe janë ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme