Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha theksoi sot se kryeministri Albin Kurti vazhdon të qeverisë Kosovën pa program dhe pa projekte reale.
Berisha në një postim në “Facebook”, shkruan se meqenëse në virtualitetin e qeverisjes së tij, në Kosovë është arritur përsosmëria, tash ai mund të bëjë shëtitje tri javore nëpër kontinente për ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik
“Kurti vazhdon ta qeverisë Kosovën pa program dhe pa projekte reale.
Meqenëse në virtualitetin e qeverisjes së tij, në Kosovë është arritur përsosmëria, tash ai mund të bëjë shëtitje trejavore nëpër kontinente për ngritjen e nivelit të dijes dhe eksplorimit teknologjik, si dhe të mbajë ligjërime se si duhet të rregullohet bota.
Kjo zhvendosje e tij, në botën reale e lë Kosovën pa kryeministër, përderisa Albinit i mundësohet plotësimi i dëshirave personale përmes arsyetimeve imagjinare.
E pse jo, kur të gjitha i ka falas”, shkruan Berisha./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...