Ndonëse Aleanca për Shqiptarët (ASH) në vazhdimësi ka shpreh dilemat dhe vërejtjet e saja rreth udhëheqjes së Kuvendit nga ana e kryetarit Talat Xhaferi, akoma nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të mbështesin apo jo nismën e OBRM-PDUKM-së për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit. Deputeti i kësaj partie Elmi Aziri për “Rruga Drejt”, tha se grupi parlamentar i ASH-së do të diskutoj rreth kësaj çështje dhe më pas do të marr një vendim konkret.
“ASH-ja në vazhdimësi ka qenë në një far forme, në një presion ose tendencë që të jetë e bojkotuar, të shmanget nga opinioni publik nga ana e kryetarit të parlamentit.
Opinioni është njoftuar edhe e ka parë në mënyrë vizuale debatet dhe përplasjet e vazhdueshme të koordinatores së grupit tonë parlamentar zonjës Ilire Dauti me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi, për shkak të një tendence për të vendosur gisht edhe mbi të drejtën e fjalës, për tu mohuar e drejta e fjalës edhe ndaj deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, zhvendosja e deputetëve të ASH-së gjithnjë kah fundi, siç e kemi rastin me institucionin pyetjet e deputetëve… Është një udhëheqje autokrate e Talat Xhaferit dhe mund me plotë gojë të themi që në këtë mandat Talat Xhaferi është kryetar i deputetëve të BDI-së dhe në asnjë mënyrë nuk është kryetar i të gjithë deputetëve që janë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të segregimeve partiake të cilat i banë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi…
Ne jemi parti opozitare dhe mbi bazën e këtij pozicioni tonë, ne do të diskutojmë në grupin tonë parlamentar dhe do të marrim një vendim të caktuar”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së./Tetovasot/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...