Për 29 vite të tëra marr frymë mbi rruzullin tokësor. Për 29 vite të tëra jam shtetas i Republikës së Kosovës të cilën e mbaj me krenari. Në të gjitha kauzat e mija për këto 29 vite të plota, përveç familjes dhe miqve që më kanë përkrahë, gjithmonë e kam ndjerë vetën të vetëm në të gjitha vështirësitë e rinisë sime ngase deri më tani asnjëherë të vetme nga shteti im nuk i kam marrë as 10 euro.
Një pjesë të madhe të shkollës fillore dhe po ashtu tërë shkollën e mesme, e kam mbaruar duke punuar jashtë orarit të mësimit, pa e pasur asnjë përkrahje financiare nga shteti.
Për më shumë, kur shumica e shteteve ndanin bursa për studentët e vet në mënyrë që t’i sigurojnë atyre studime të mirëfillta, bursën time dhe shumë bashkëmoshatarëve të mi , e siguroj shteti i Turqisë, ku dhe kam diplomuar në drejtimit të Gazetarisë.
Këtë nuk po e tregoj për t’u krenuar apo për me u mburrë, ngase shumica e bashkëmoshatarëve të mi, fatkeqësisht e kishin fatin e njëjtë, por po e tregoj se, kjo është hera e parë që po e ndjej vetën si “Shtetas” i një shteti duke i marrë 100 euro nga shteti im.
Përderisa nga bashkatdhetarët dëgjoja se si po i përkrahin shtetet evropiane qytetarët e tyre dhe i lakmoja, në vendin tim, dëgjoja e lexoja lajme për rritjen e pagave të deputetëve, ministrave pra me një fjalë të oligarkëve politik.
E di, jam në dijeni të plotë që 100 euro, brenda kësaj krize globale, mbeten vetëm si një pikë uji në oqean, por përsëri jam i lumtur! Pse?! Sepse është hera e parë në jetën time, që e ndjejë dorën e shtetit në krahun tim. Për herë të parë në një jetë 29 vjeçare, shteti im më doli në ndihmë sa do shumë e vogël që të jetë ajo mua është shumë domethënëse.
(Alban Begolli është gazetar, dhe ka punuar nëpër disa medie në Turqi dhe Kosovë). /arbresh.info/
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...
Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufiz...
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...