Google ADS

Shkoi në dasëm, disa perosna të panjohur i hynë në shtëpi

09:26 | 27 Maj 2022
K.B

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se, një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.00, kur pronari i shtëpisë  nuk ishte aty.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi është kthyer në shtëpi (nga një aheng), ka vërejtur se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme