Në vitin 2018 kur Liverpooli arriti finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve, Dua Liga performoi në ceremoninë hapëse.
Ajo e nisi performancën me këngën “One kiss”, një bashkëpunim me Calvin Harris, që në atë kohë qëndroi në krye të top-listave në Britaninë e Madhe për katër javë.
Një baner i vendosur në seksionin e tifozëve tregonte Gerrardin duke e puthur trofeun e Ligës së Kampionëve, afër një rreshti të kësaj këngë.
Ajo këngë ishte e përshtatshme për tifozët e Liverpoolit, raporton arbresh.info.
“Një nga momentet më të mira të natës ishte pa dyshim të shihje videon e të gjithë tifozëve të Liverpoolit duke e kënduar “One Kiss”. U ndjeva shumë e nderuar”, ishte shprehur këngëtarja nga Kosova në finalen e Champions League të vitit 2018.
Që nga atëherë, tifozët e Liverpoolit e kanë bërë këngën “One Kiss” si një himn të Anfieldit, duke e kënduar pas disa nga fitoreve tyre të mëdha.
Lojtarët dhe tifozët kënduan dhe kërcyen me këngën e Dua Ligës, pasi mposhtën Chelsean për ta fituar Kupën e Ligës. /arbresh.info/
/arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...