Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë thirrje për ta përkrahur në rivotim Shaip Kamberin nga Lugina e Preshevës dhe koalicionin “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës”.
Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, tha se vota për Kamberin është detyrim kombëtar i të gjithë atyre që kanë të drejtë vote, shkruan arbresh.info
Tutje Pacolli tha se vetëm kështu shqiptarët e Luginës do të kenë një përfaqësues të denjë.
Postimi i tij i plotë:
Sot votohët në Tërnoc.
Vota për Shaip Kamberin dhe Koalicionin Shqiptar të Luginës është detyrim kombëtar i të gjithë atyre që kanë të drejtë vote. Mendoj se të gjithë janë të vetëdijshëm që sot duhet të dalin masivisht dhe në mënyrë plebishitare për të votuar Shaip Kamberin. Mos humbisni asnjë votë. Vetëm kështu shqiptarët e Luginës do të kenë një përfaqësues të denjë. /arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...