Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati ka treguar arsyet pse s’do të lejohet tërheqja nga Trusi Pensional.
Murati në T7 tha se paprekshmëria e Fondit Pensional është parim, dhe sipas tij, me parime nuk bëhen kompromise.
“Për me u bë shtet i zhvillum si shtete perëndimore nuk është cështje kohe, që duhet me prit do vjet edhe nashta bëhesh, është cështje e aktivitetve dhe veprimeve që i bën. Shumësia e veprimeve që bën si Qeveri dhe shoqëri të sjell te ndonjë zhvillim ose jo.
Nëse ne fillojmë politika të tilla, nuk është cështja te kompromisi, ky është parim, dmth është ligj, paprekshmëria e Fondit Pensionale. Quhet Fondi Pensional për shkak se ato mjete bohen tuat kur t’i bojsh 65 vjet. Është cështje parimore, me parime nuk bëhet kompromis. Kur bëhet kompromis me parime shkaktohet precedent dhe pastaj është cështja e sasisë se parimin e ke shkel”, tha Murati.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...