Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve e Presidencës, thuhet se krahas marrëdhënieve Turqi-Francë, në bisedë u diskutuan edhe çështjet rajonale përfshirë luftën Ukrainë-Rusi dhe aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Erdoğan, në bisedë shprehu se dëshirojnë që mes Rusisë dhe Ukrainës të arrihet sa më parë një paqe e drejtë dhe se në këtë drejtim vazhdojnë të nxisin dy vendet në rrugën e dialogut dhe diplomacisë.
Ndër të tjera presidenti turk është shprehur se kontaktet e Suedisë dhe Finlandës me personat dhe të ashtëquajturat institucione nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG, nuk përputhen me frymën e aleancës nën çatinë e NATO-s.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...