Google ADS

Plagosi me armë 11-vjeçarin, policia në kërkim të adoleshentit në Pukë

18:18 | 26 Maj 2022
A Z

Policia e Pukës ka dhënë informacionin zyrtar për plagosjen e një 11-vjeçari ditën e sotme. I mituri, ka marrë plagë plumbi në këmbë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Dom Gjegjan”. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e dyshuar, R. C. 17 vjeç dhe po punon për kapjen e tij.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe sesi adoleshenti zotëronte një armë zjarri, me të cilën ka qëlluar drejt të miturit.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/abcnews.al

Të ngjashme